Aktuale Më shumë

Britania del nga Bashkimi Europian

Prej tvteuta10:28, 24 Qershor 2016

Anglia votoi për largimin nga Bashkimi Europian. Në referendumin historik të së enjtes, britanikët i thanë “jo” qëndrimit në BE, duke përmbysur kështu çdo sondazh parazgjedhor që i jepte një epërsi të lehtë kampit pro.Rreth 52 % e britanikëve kanë votuar pro daljes nga BE duke e bërë fakt tashmë daljen nga Bashkimi Europian.Anglia dhe Uellsi kanë qenë ato që kanë përcaktuar edhe daljen nga BE, duke qenë edhe 2 shtetet e vetme britanike që kanë votuar pro këtij vendimi.

Ndërkohë që në Skoci, Gjilbratar dhe Irlandën e Veriut është votuar pro qëndrimit në Bashkimin Europian.Kanë qenë 380 qendra të numërimit në Angli, Skoci dhe Uells, ndërsa 2 qendrat zyrtare të tjera kanë qenë në Irlandën e Veriut dhe Gjilbratar. Në Irlandën e Veriut ka pasur 18 qendra lokale numërimi, por është llogaritur vetëm si 1 qendër numërimi, kur një zyrtar ka dhënë edhe rezultatin përfundimtar.

  • 1

    Radio