Brenda 10 ditëve vendoset për rritjen e çmimit të energjisë

Prej tvteuta16:12, 1 Dhjetor 2023

Në një deklaratë për media, menaxhmenti i kompanisë elektroenergjitike të malit të zi u shpreh se do të marrë parasysh standardin ekonomik të qytetarëve dhe në të njëjtën kohë do të përpiqet të mos rrezikojë biznesin e koorporatës.

Kompania elektroenergjitike do të marrë një vendim përfundimtar lidhur me çmimet e energjisë elektrike në dhjetë ditët e ardhshme, duke marrë parasysh standardin ekonomik të shumicës së qytetarëve, në të njëjtën kohë duke kërkuar të mos rrezikojë biznesin e kompanisë, tha Milutin Gjukanoviç, kryetar i bordit drejtues të kompanisë energjetike.

Menaxhmenti i EPCG-së pati sot një takim me ministren e Energjisë Saša Mujović.
Më herët, EPCG tha se nuk do të rrisë çmimet e shërbimeve të saj, pra çmimin e energjisë së konsumuar
.
Çmimi i energjisë elektrike do të rritet me 1.5 për qind nga janari për shkak të kompensimit së të ardhurave të kompanisës prodhuese së energjisë CEDIS.

Çmimi i energjisë elektrike duke përfshirë TVSH-në është aktualisht 10 cent për kilovat-orë.

  • 1

    Radio