Rajoni/Bota Më shumë

Bregu: Njohje e diplomave mes vendeve të Ballkanit Perëndimor

Prej tvteuta14:56, 21 Tetor 2022

Ministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor nënshkruan të premten një marrëveshje që garanton lëvizjen e lirë të njerëzve midis vendeve dhe njohjen reciproke të diplomave universitare.

Lajmi u bë i ditur nga sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu:

“Studentët tani duhet të paguajnë 300 deri në 500 euro vetëm për të njohur diplomat. Me këtë marrëveshje, kjo kosto do të jetë zero,” tha Bregu përpara një takimi të zyrtarëve të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga ministrja e jashtme gjermane Annalena Baerbock.

Bregu tha se shtetet e Ballkanit Perëndimor –Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja Hercegovina – do të bien dakord gjithashtu për lëvizjen e lirë të njerëzve pa karta identiteti.

  • 1

    Radio