Brajsha kampione e ligës së Anës ës Malit
Prej tvteuta28 May 2016

Në praninë e rreth 1200 vetave, në një ambient sportiv dhe në një atmosferë të ndezur përfundoi liga futbollistike e Anës së Malit për vitin 2016. Me plot meritë fitues i këtij turneu të gjatë u shpall ekipi i Brajshës që arritën që në minutat e fundit të takimit të ndeshjes finale të përmbysin gjithçka në favor të tyre. Rezultatin pas ndeshjes së rregullt ishte i mbërthyer në shifrat 2:2 dhe ishin penalltitë që Brajshës i dhanë vendin e parë në këtë turne. Nuk do të ishte e pamerituar që kampion i këtij viti të shpallej ekipi Krytha-Bojku-Milla të cilët gjatë gjithë turneut treguan ndoshta futbollin më kualitativ por që 5 minutat e fundit të ndeshjes finale ishin fatale dhe zhgenjyese për ta. Paralel me këtë turne u luaj edhe turneu për mosha të reja ku fitues arriti të shpallej ekipi i Rashtishës.