Brajoviq kryetar i Kuvendit, Nimanbegu nënkryetar?

Prej tvteuta09:46, 23 Nëntor 2016

Sipas burimeve të afërta me pjesmarrësit në bisedime, kandidati i vetëm i shumicës për kryetar të Kuvendit të Malit të Zi do të jetë Ivan Brajoviq, lideri i Socialdemokratëve, kurse nënkryetar Marta Shqepanoviq nga PDS dhe Genci Nimanbegu i koalicionit shqiptar.

Burime jozyrtare të gazetës Pobjeda bëjnë të ditur se Socialdemokratëve do tu takojnë edhe dy vende në qeveri, një nënkryetar dhe sipas gjasave ministria e shëndetit. Boshnjakët do të përfitojnë dy ministri dhe një nënkryetar, si dhe 10% të pushtetit në të gjitha nivelet. Koalicionit shqiptar, përveç vendi i nënkryetarit të Kuvendit do ti takojë edhe ministria e pakicave.

Ato kërkojnë edhe një nënkryetar qeverie por kjo vështirë të arrihet. Gjthçka do të jetë më e qartë pas mbledhjes së Këshillit Qendror të Partisë Boshnjake, e cila është planifikuar për ditën e sotme.

  • 1

    Radio