Aktuale Më shumë

Bosnja dhe Hercegovina siguron kalimin në Ligën A, pas fitores ndaj Malit të Zi

Prej tvteuta11:25, 24 Shtator 2022

Përfaqësuesja e Bosnjë dhe Hercegovinës ka arritur sukses të madh të premten mbrëma. Bosnja ka siguruar kalimin në Ligën A të Ligës së Kombeve për edicionin e ardhshëm. Pas fitores ndaj Malit të Zi, Bosnja udhëheq në grupin e tretë të Ligës B me 11 pikë nga pesë ndeshje. Mali i Zi është i dyti me shtatë pikë, ndërsa Finlanda renditet e treta me pesë pikë. Rumania është e fundit me katër pikë.
Bosnja fitoi 1:0 ndaj Malit të Zi në stadiumin “Bilino Polje” në Zenicë. Atmosfera ishte e zjarrtë, ndërsa golin e vetëm për boshnjakët e shënoi Ermedin Demiroviq në fund të pjesës së parë.
Bosnja po ashtu ka siguruar barazhin për kualifikim në Euro 2024. Pas tri ditësh, Mali i Zi e pret Finlandën, ndërsa Rumania e pret Bosnjën. Në ndeshjen tjetër të grupit, Finlanda e Rumania luajtën 1:1

  • 1

    Radio