Aktuale Më shumë

Boroviniq Bojoviq në krye të listës së FD në Podgoricë

Prej tvteuta16:53, 26 Shtator 2022

Në zgjedhjet e ardhshme lokale në Podgoricë bartëse e listës së Frontit Demokratik do të jetë ish-ministrja e Shëndetësisë Jelena Boroviniq Bojoviq. Pjesë e këtij koalicioni, përveç Partisë Demokratike Popullore (DNP) dhe Demokracisë së Re Serbe (NSD), pritet të jenë edhe parti të tjera.

Tashmë dihet se në kryeqytet PDS do të dalë në koalicion me aleatët e vjetër, PSD, SD, PL dhe UDSH, ndërsa bartës i listës do të jetë kryetari aktual, Ivan Vukoviq. Edhe Demokratët do të dalin në koalicion në Podgoricë, së bashku me Demos dhe Malin e Zi të Bashkuar. Bartës i listës është deputeti i Demokratëve, Danillo Sharanoviq.

Në zgjedhjet lokale në Podgoricë do të marrë pjesë edhe Alternativa Shqiptare, e cila nuk do të jetë pjesë e koalicioneve por do të garojë e vetme, ndërsa bartës është drejtori politik i kësaj partie Marash Dukaj. E vetme do të garojë edhe LQ ABR, në krye të së cilës do të jetë këshilltari i kësaj partie në Kuvendin e Podgoricës, Luka Rakçeviq.

  • 1

    Radio