Aktuale Më shumë

Boks, Reshat Mati fiton titullin e parë në profesionizëm

Prej tvteuta17:48, 23 Tetor 2022

Boksieri shqiptar Reshat Mati ka fituar titullin e tij të parë në boksin profesionist.

Mati 24-vjeçar të shtunën mbrëma në Mexico City, mposhti meksikanin Eduardo Leonel Rodriguez me vendim unanim pas 10 rundeve, duke fituar titullin WBC Youth Silver në kategorinë super të lehtë.

Të tre anëtarët e jurisë e vlerësuan luftën 97:93 në favor të Matit.

Mati, që njihet me nofkën “Ariu Shqiptar”, në boksin profesionist ka 13 fitore nga po aq meçe, prej tyre 7 me nokaut.

Ai drejtohet nga promotori i famshëm Eddie Hearn, që njëherit është promotor ndër të tjera edhe i Anthony Joshuas.

Meksikani Rodriguez ka pësuar humbjen e tretë në karrierë, karshi 10 fitoreve e një barazimi.

  • 1

    Radio