Sporti Më shumë

Boks, Joyce nokauton Parkerin, fiton titullin e përkohshëm të botës në peshën e rëndë

Prej tvteuta17:17, 26 Shtator 2022

Boksieri britanik Joe Joyce, ka shënuar fitore impresive me nokaut në rundin e 11-të ndaj zelandezit Joseph Parker, duke e fituar titullin e përkohshëm të botës në peshën e rëndë në versionin WBO.

Boksieri britanik Joe Joyce, ka shënuar fitore impresive me nokaut në rundin e 11-të ndaj zelandezit Joseph Parker, duke e fituar titullin e përkohshëm të botës në peshën e rëndë në versionin WBO.

Joyce 37-vjeçar dominoi përballjen me ish-kampionin e botës. Përballja u zhvillua të shtunën mbrëma në Manchester.

Joyce e rrëzoi Parkerin me një goditje të fuqishme, ndërsa pas triumfit ka bërë thirrje për një përballje me Oleksandr Usyk, që është kampion bote në versionet WBA, WBO, IBF dhe IBO.

Joyce ka fituar 15 përballjet e deritashme në boks profesionist, prej tyre 14 me nokaut

  • 1

    Radio