Aktuale Më shumë

Bojaniq: Shpenzimet e Socialdemokratëve i paguan shteti

Prej tvteuta15:53, 1 Qershor 2016

Deputeti i pavarur në Kuvendin e Malit të Zi Mladen Bojaniq , e ka quajtur skandaloz dhe të papranueshëm faktin që shpenzimet e tubimeve të Socialdemokratëve të Malit të Zi janë paguar nga shteti.

Konventa e parë e kësaj partie është paguar nga ndërmarrja “Hekurudhat e Malit të Zi” e cila është nën mbikqyrjen e kryetarit të kësaj partie Ivan Brajoviq. Bojaniq njoftoi se për këtë do ti dorëzojë faktet Agjensisë për antikorrupsion dhe Komisionit revizionist shtetëror.

Ai tha se në shtetet normale Brajoviq do të duhej të jepte dorëheqje, por në këtë rast ai nuk e pret një gjë të tillë. Cdo gjë do të përfundojë si në rastet e mëparshme, ku Brajoviq do të deklarojë se nuk ka dijeni për këtë dhe se do ta hetojë cështjen, tha në mes tjerash Bojaniq.

  • 1

    Radio