Aktuale Më shumë

Bodo/Glimt fiton ndeshjen e parë ndaj Dinamo Zagrebit

Prej tvteuta14:23, 17 Gusht 2022

Kampioni i Norvegjisë, Bodo/Glimt ka bërë hapin e parë drejt fazës grupore të Ligës së Kampionëve. Bodo të martën mbrëma fitoi 1:0 ndaj Dinamo Zagrebit, kampionit të Kroacisë. Ishte kjo ndeshja e parë e plejofit të Championsit.

Është faza e fundit para asaj grupore.

Amahl Pellegrino shënoi golin e vetme në ndeshjen në Norvegji. Ai realizoi në minutën e 37-të. Arijan Ademi ka luajtur në mesfushë te Dinamo. Ai është kapiten i gjigantit kroat. Ndeshja e kthimit zhvillohet më 24 gusht në “Maksimir” të Zagrebit.

  • 1

    Radio