Aktuale Më shumë

Blushi njofton formimin e partisë së re

Prej tvteuta16:09, 23 Prill 2016

Pasi doli nga ambientet ku po zhvillohet Asambleja e Partisë Socilaiste, në një prononcim për mediat, deputeti Ben Blushi është shprehur se do të krijojë një parti të re politike.

“Shqipëria po e kërkon këtë, Shqipëria po kërkon një rrugë të re për të dalë nga kjo gjendje”, u shpreh Blushi, duke e cilësuar PS-në si një parti kanabiste. Blushi nuk është përfshirë në asnjë prej posteve të sekretarëve të cilët i ka propozuar Edi Rama.

“I vetmi propozim që ka bërë Rilindja në tre vjet, është si të legalizohet kanabisi, këta janë Rilindasit, Krenaristë janë ata që janë krenarë për gjithçka, kurse kanabistët besojnë se vendi mund të ketë ekonomi të zhvilluar, të hapë vende pune, duke na çuar në ara të mbjellim kanabis, unë s’mund të isha pjesë e kësaj”, tha Blushi.

  • 1

    Radio