BKA : Përse shtabi emergjent i komunës së Ulqinit nuk del çdo ditë me statistika reale të përsonave të shëruar në ulqin?

Prej tvteuta14:52, 23 Tetor 2020

Biznis Klub Ana Malit në emër të të gjithë afaristëve në komunën e Ulqinin i bënë thirje Shtabit Emergjent të Komunës së Ulqinit që të dalin çdo ditë me shifra reale të përsonave të infektuar dhe atyre të shëruar nga Covid-19 në komunën e Ulqinit. Kryetari i BKA-së Kabil Kurti tha për Televizionin Teuta se neglizhenca e organeve kompetente ka sjellë në këtë pikë që në komunën e Ulqinit të mbyllen një pjesë e madhe e aktiviteteve të biznesit, lokaleve apo edhe shkollat. Është e papranueshme që në komunën e Ulqinit me javë të tëra mos të flitet për asnjë të shëruar, e të flitet për këto numra pas mbylljes së aktiviteteve të lartë përmendura, thotë ai . Kurti shton se presin që Shtabi Emergjent ti përgjigjet kërkesës së tyre, duke bërë kështu që  një përfaqësues nga Shtëpija e Shëndetit në Ulqin të informojë në kohë reale çdo ditë me shifra reale mbi pacientët me Covid-19, sepse përveç dëmtimit financiar që po u bëhet qytetarëve të komunës së Ulqini  ata po dëmtohen edhe psiqikisht.

  • 1

    Radio