Ekonomi Më shumë

BKA kërkon uljen e tatimeve për të ndihmuar afaristët

Prej tvteuta20:34, 22 Tetor 2020

SHPALLJE PUBLIKE

Biznis Klub Ana e Malit, si organizatë e afaristëve, në kohën e krizës shkaktuar nga virusi Covid-19 u kërkon institucioneve të qeverisë së Malit të Zi dhe në nivel të komunës së Ulqinit që të marrin masa urgjente për amortizimin e pasojave që ka shkaktuar pandemia në ekonominë e përgjithshme të Ulqinit dhe gjithë Malin e Zi. Biznis Klub Ana Malit, duke vlerësuar efektet pozitive të pakosë së parë dhe të dytë të Qeverisë së Malit të Zi, kërkon uljen e taksave komunale, uljen e çmimit të shërbimeve për ujësjellës, kanalizim e mbeturina, zbritjen e taksës në fitim, uljen e tarifave të shërbimeve për telefon. Në të njëjtën kohë Biznis Klub Ana e Malit, duke theksuar problemin e mungesës së financave për ruajtjen e fuqisë punëtore, i kërkon qeverisë së Malit të Zi, të dedikojë mjete financiare për të mbajtur në punë personelin kadrovik ekzistues. Kjo shoqatë propozon që në bazë të praktikave që zbatojnë shtetet fqinje ndaj Malit të Zi, edhe ky i fundit të heqë testin negativ Covid-19 si kusht për hyrje. Gjithashtu BKA bën thirrje Trupit Koordinues Nacional për mbrojtjen nga sëmundjet ngjitëse që të shqyrtojnë edhe njëherë vendimin për mbylljen e restoranteve dhe kafiterive në komunën e Ulqinit. Kjo masë jo vetëm rrënon edhe më shumë ekonominë e kësaj komune, por është në shpërputhje me rregullat që zbatohen gjithandej në Malin e Zi, pasi nuk është marrë parasysh numri i të shëruarve nga Covid-19. Ulqin 22.10.2020

  • 1

    Radio