Sociale Më shumë

Bjeshkatarët arrijnë suksese të lakmueshme

Prej tvteuta12:23, 10 Maj 2016

Shoqata e bjeshkatarëve  “Rumia” ka vite që ushtron aktivitetin e saj. Ajo tubon një numër të madh të adhuruesve të natyrës dhe bukurive të shtigjeve, kodrave dhe maleve që na rrethojnë. Këta të apasionuar të udhëhequr nga kryetari i tyre Muhamet Kollari u takuan me kryetarin e Komunës së Ulqinit Nazif Cungu të cilin e njoftuan më për së afrmi me aktivitetet që kanë zhvilluar dhe angazhimet brenda dhe jashtë vendit, por dhe me veshtirësitë  financiare që ballafaqohen.

Veçmas ata u ndalën në aktivitetin e përvitshëm siç është dalja tradicionale në malin e Rumisë, manifestim që pritet të realizohet në fillim të muajit të ardheshëm. Kryetari nga ana e tij i përgëzoi për sukseset dhe rezulatet e arritura si dhe i premtoi përkrahje materiale, brenda mundësive.

  • 1

    Radio