Aktuale Më shumë

Bisedimet e Serbisë me BE të kushtëzohen me sanksionet ndaj Rusisë

Prej tvteuta16:32, 29 Shtator 2022

 

Parlamenti Evropian (PE) pritet të kërkojë që vazhdimi i bisedimeve të anëtarësimit mes Serbisë dhe Bashkimit Evropian (BE) të kushtëzohet me vendosjen e sanksioneve nga Beogradi ndaj Rusisë.
Kjo kërkesë është pjesë e një raporti për strategjinë e zgjerimit të BE-së të përgatitur nga Tonino Piculla, deputet socialdemokrat nga Kroacia, i cili është raportues i PE-së për këtë strategji. Serbia ka votuar disa rezoluta të Kombeve të Bashkuara që dënojnë pushtimin rus të Ukrainës, por deri më tani nuk u është bashkuar sanksioneve të bllokut evropian ndaj Moskës.
Edhe më herët Parlamenti Evropian ka kërkuar nga Serbia që t’i vendosë sanksione Moskës. Ditëve të fundit, në disa qarqe të Bashkimit Evropian janë shprehur zhgënjime me sjelljen e Serbisë, pasi Beogradi javën e kaluar nënshkroi një marrëveshje për konsultime në fushën e politikës së jashtme me Federatën Ruse. Serbia, së bashku me Turqinë, janë shtetet e vetme që bëjnë pjesë në procesin e zgjerimit, që deri më tani nuk kanë mbështetur sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

  • 1

    Radio