Aktuale Më shumë

Bilçik: Themelet e institucioneve janë lëkundur

Prej tvteuta14:09, 4 Nëntor 2022

Përgjigja për krizën aktuale politike duhet të gjendet në Mal të Zi, tha deputeti i Parlamentit Evropian (PE) Vladimir Bilçik në pyetjen se si i komenton ndryshimet e miratuara në Ligjin për Presidentin dhe cila mund të jetë dalja nga kjo situatë.

“Evropa po shikon me shumë kujdes se çfarë po ndodh këtu. Jemi të shqetësuar se themelet e institucioneve demokratike janë lëkundur. Ne në mënyrë diplomatike shprehim shqetësimin tonë kur themi se situata është shumë e rëndë, sepse shohim një krizë politike, një krizë institucionale dhe një krizë ligjore, kushtetuese dhe tmbi të gjitha edhe ekonomike. Besoj se për shumë gjëra, pyetja lidhet me kapacitetin e Malit të Zi për t’u përballur me atë që është ndoshta një nga problemet më të mëdha që kur u bë shtet i pavarur. Ky është perceptimi që kam jo vetëm unë, por edhe të tjerët, dhe në këtë kuptim, përgjigjet duhen gjetur në Mal të Zi, në Kushtetutën, sado e papërsosur të jetë, dhe në kuadrin ligjër që drejton punën e Kuvendit”, tha Bilçik në konferencën për media.

Ai shtoi se zgjidhja duhet kërkuar në kuadër të dialogut, kompromisit dhe kulturës së mirëkuptimit të ndërsjellë. “Dhe ai mirëkuptim duhet të bazohet në faktin se fituesi i vetëm në këtë duhet të jetë Mali i Zi dhe institucionet e tij. Kjo nuk ka të bëjë me ndonjë parti politike, çështja është që Mali i Zi të dalë fitues”, tha ai. Sipas tij edhe koha është e rëndësishme, disa vendime duhet të merren shpejt, sepse stagnimi nuk është i mirë.

  • 1

    Radio