Rajoni/Bota Më shumë

Bilanci i koronavirusit në botë: 1.2 milionë të infektuar, 70.000 të vdekur

Prej tvteuta10:43, 6 Prill 2020

Në të gjithë botën llogariten  mbi 1.2 milionë raste të infektuar me koronavirus nga të cilët rreth 70.000 kanë humbur jetën dhe mbi 265.000 janë shëruar. Problematike situata paraqitet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku janë prekur deri më tani 336.000 persona, mes tyre 9620 viktima.  Situata e rënduar vazhdon të jetë në Itali dhe Spanjë, edhe pse ditët e fundit ka pasur rëne të numrit të infektuarve.  Gjendja e rëndë është edhe në Francë me mbi 90.000 të infektuar dhe rreth 8.000 viktima, si dhe në Britani të Madhe ku deri dje janë regjistruar rreth 45.000  raste, nga të cilët afër 5.000 kanë vdekur. Edhe në vendet e tjera si Turqia dhe Irani gjendja vazhdon të jetë kritike, me numra që rriten nga dita në ditë. Supozohet se dy javët e ardhëshme do të jenë kritike për shumicën e këtyre vendeve, pas së cilave do të mësohet nëse masat e marra kanë dhënë sukses.

  • 1

    Radio