Sociale Më shumë

Bilal Kraja: Vit i sukseshëm në kultivimin e ullinjve

Prej tvteuta15:55, 27 Tetor 2016

Ullishtarët në Komunën e Ulqinit janë në vrullin e vjeljes së frytit të ullirit ,që këtë vit është shumë i dobët,me përjashtim të ullishtave të reja. Një shembull i mirë që mund të jetë model për të gjithë është ullishtari Bilal Kraja nga Pistulla, i cili arriti të mbjell në tokën e vet 3.100 rrënjë ullinj të llojit spanjoll “ arbequina“, që është edhe ullishta më të madhe të re në rajon. Ai këtë vit llogarit të vjelë rreth 15 mijë kilogram ullinj, apo 2.400 litra vaj ekstra të virgjër.

Kraja është ndër të parët që arriti të mbjellë plantazhën superintenzive të ullinjëve në Mal të Zi. Vetëm gjatë një viti shprehet ai, ullinjtë kanë nevojë për 5-6 trajtime kundër mizës , çka sidomos ishte e nevojshme këtë vit kur ajo ishte mjaf t e rrezikuar,por me një trajtim adekuat është arritur të shpëtohet dhe të ketë një frytdhënie të mirë. Cilësia e vajit nga kjo plantazhë është e shkëlqyer,  për çka sigurisht ndikon edhe vjelja me kohë  e cila bëhet me një metodë të re bashkohore që nuk lejon që ulliri të thithë acidin nga toka, dhe që ndikon shumë në cilësin e vajit. Kraja është edhe fitues i  medaljes  së argjendit në kategorinë e vajit ekstra të virgjër me të cilën krenohet  ai por edhe fshati Pistull.

 

  • 1

    Radio