Aktuale Më shumë

Bie dukshëm pazari në tregun e “shkodranëve” në Totosh

Prej tvteuta13:11, 11 Gusht 2020

Tregu në lagjen Totosh i njohur edhe si tregu i “shkodranëve” edhe në këto ditë të pandemisë funkcionon normal,por shitja është e dobët. Ky treg është I hapur ditëve të pazarit, të marten dhe të premten, kur vijnë një numër I konsiderueshëm i shitësve nga Shkodra. Ata vazhdojnë të vijnë edhe përkundër testimit të obliguar për të kaluar në pikën kufitare Muriqan-Sukubinë. Shitësit ankohen se këtë vit ka shumë pak shitje dhe se kriza e ka bërë të veten,por ajo që ka ndikuar më shumë është mbyllja e kufijve dhe numri shumë i vogël i turistëve në qytet.

Sa I përket kushteve në treg, ata janë të përballueshme  dhe sipas tregtarëve nuk janë barrier për të punuar,por situata e krijuar ka ulul dukshëm pazarin.

 

 

  • 1

    Radio