Biden zgjedh shqiptarin për ambasador në Mal të Zi

Prej tvteuta17:19, 17 Shtator 2022

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e ka nominuar si ambasador të SHBA-së në Mal të Zi, shqiptarin nga Maqedonia e Veriut, Begzat Aliun i njohur si B. Bix Aliu.
Lajmin e ka bërë të ditur komuniteti i shqiptarëve në SHBA.
Aliu ka shërbyer si zv.ambasador në Podogricë dhe si zv.shef i misionit të SHBA-së në Poloni. Ai më së fundi shërbeu si i Ngarkuar me Punë, i Përkohshëm në Ambasadën Amerikane në Budapest në Hungari.

Më parë, Aliu ishte Konsull i Përgjithshëm i Konsullatës së Përgjithshme të SHBA-së në Krakov dhe u dekorua me Medaljen Honoris Gratia, nderimi më i lartë i qytetit, për avancimin e tij të rëndësishëm të lidhjeve ekonomike dhe kulturore midis Shteteve të Bashkuara dhe Krakovit.
Detyrat e tjera të Aliut përfshijnë shërbimin si Zëvendës Shef i Misionit të Ambasadës së SHBA-së, në Podgoricë, Mali i Zi, Oficer i Diplomacisë Publike në Tiranë, Shqipëri, Zëvendës Koordinator Orientimi në Qendrën Kombëtare të Trajnimit për Çështjet e Jashtme të Departamentit të Shtetit dhe shërbimi në Kongres si anëtar i Kongresit Pearson.
Aliu ka një Diplomë Mjekësie nga Universiteti i Prishtinës, Kosovë dhe një Diplomë Master i Studimeve Strategjike nga Kolegji i Luftës së Ushtrisë Amerikane në Carlisle, Pensilvani.  Aliu është fitues i çmimeve të shumta për performancë nga Departamenti i Shtetit dhe flet gjuhën malazeze, polake, serbo-kroate, maqedonase dhe shqipe.

 

  • 1

    Radio