Besimtarët myslimanë kremtojnë Kurban Bajramin

Prej tvteuta10:40, 12 Shtator 2016

Besimtarët myslimanë  në mbarë botën festojnë sot Kurban Bajramin,festa e dytë më e madhe kjo në fenë islame. Ceremonia kryesore e faljes është bërë në të gjithë xhamitë e botës, ku si çdo vit  besimtarët, falën namazin. Urime dhe mesazhe dashurie, paqeje e harmonie kanë ardhur në këtë festë nga krerët e Komuniteteve Myslimane, në fjalën që ata kanë mbajtur përpara se të niste falja e namazit në xhamitë përkatëse. Në këtë ditë të shënuar për fenë islame, mijëra besimtarë shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare i janë bashkuar milionave të tjerëve  nga e gjithë bota në Mekë për të kryer Haxhin, një nga 5 shtyllat e fesë islame.

  • 1

    Radio