Kulturë Më shumë

BERJASHI DHE ÇAPRIQI NA SOLLËN FRYMË DETI NGA ULQINI

Prej tvteuta18:19, 19 Shtator 2015

Teqeja Halveti në Rahovec,ku ruhen 23 dorëshkrime dëshmojnë për një trashëgimi kulturo-fetare shqiptare në Kosovë.

Në Rahovec të Kosovës, në “hambarin” evropian të rrushit dhe të verës , përfundoi Festivali ndërkombëtar “POEZIA DHE RRUSHI”, të organizuar nga shkrimtari,poligloti dhe intelektuali i spikatur shqiptar i Kosovës,Prof. Fahredin Shehu.

Ky ishte edicioni i parë, në të cilin moren pjesë mbi 40 poetë nga më se 30 shtete botërore.Poetët e njohur u mahniten me mikpritjen shqiptare,trashëgiminë kulturore, traditën,pasuritë natyrore, në veçantit me komplekset grandioze të vreshtave të Rahovecit.

Në festival merrnin pjesë edhe dy autorët tanë, Ibrahim Berjashi i ftuar nga Ulqini, ndërsa Basri Çapriqi nga Prishtina,meqë jeton edhe vepron në kryeqytetin e Republikës së Kosovës.

“Kolegët tanë nga Ulqini, Ibrahim Berjashi dhe Basri Çapriqi, shkëlqyen.Ata në festival sollen poezite e tyre fryme interesant në këtë takim botëror poetik.Ibrahim Berjashi kishte krijim me fryme deti dhe fryme shqiptare,ndërsa Basri Çapriqi poezi për Ali Podrimen”,- shprehet poetja profesoresha universitare, Naime Beqiri.

Ajo shton se mua, përherë më frymëzon Ulqini.Edhe kur jam në një ambient tjetër mesdhetar,poezite me gufojnë për Ulqinin.

“ Libri im i findit “Njomja e fikut”, duke u nisur nga titulli e plot poezi, duke përfshirë edhe atë në ballinë,kane këtë frymë.Ulqini është qyteti im I fëmijërisë.Sa herë shkoj,me duket se njoh gjithcka, prej frymës së detit e ullinit e deri te shamijat e hankove me zemrën plot butësi”,- shprehet poetja pejane me aq dashuri për Ulqinin e ulqinaket.

Një moment I posaçëm I Festivalit ndërkombëtar në Rahovec,ishte vizita e poetëve Teqes së madhe Halveti.Aty nikoqir I autorëve nga më se 30 shtete botërore,ishte Ilvi Shehu,djali I shejh Myhedinit,I vrarë gjatë Namazit.

Poetët I shtruan shumë pyetje mikpritësit, edhe ai me një komunikim të kulturuar,foli mbi rreziqet që e kanë kërcënuar shkatërrimin e kompleksit grandioz të Teqes,sidomos në luftën e fundit në Kosovë.

Sheh Ilviu foli mbi sakrificat mbinjerëzore që janë bërë kur paramilitarët serbë kanë hyrë Brenda edhe kanë kërkuar shandanin,me pretendim se do ta rrëmbejnë edhe është prej ari.Por, nuk ia dolen ta realizojnë qëllimin e tyre.

“Në teqe ndodhen 23 dorëshkrime,të cilët janë nën mbrojtjen e shtetit.Duhet të deshifrohen dorëshkrimet për të ditur moshën e teqes, a është 420 apo 440 vjet”,- tha shejh Ilviu.

Shpresoj se Fahredini jonë do t i transkibojë të gjitha dorëshkrimet që ndodhen në Teqen Halveti në Rahovec edhe pastaj opinion do të dim ë shumë për këtë objek kulti.

Të gjithë poetëve u ra në sy emri I rrugës ku ndodhej teqeja.Quhej rruga “Kuvendi I Lezhës”, edhe tabela ishte e vendosur në murin me gurë të skalitur të hyrjes në teqe.Edhe kjo është një dëshmi e gjallë e tolerances fetare te shqiptarët.

Legjenda:Poetët e mirëpritur nga shejhu Ilvi Shehu

  • 1

    Radio