Aktuale Më shumë

“Bereqeti” bën shpërndarjen e 130 pakove ushqimore

Prej tvteuta17:45, 22 Shtator 2022

Shoqata “Bereqeti” vazhdimisht bën shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet në nevojë.
Këto pako shpërdahen në rrethin e komunës së Ulqinit por shpesh herë edhe në zonën e Krajës.

Kryetari i kësaj shoqate Mirsad Muçaj, bën të ditur se në dallim me herët e tjera që pakot shpërndahen vetëm nga kjo shoqatë, në ndihmë kësaj radhe ju erdhi edhe pronari i marketit “Jadran” Ismet Dabi, me 100 pako shtesë, e në total u bë grumbullimi i 130 pakove me vlerë nga 30 euro.

Donatorët janë të shumtë thekson Muçaj, por një shumë e mirë duan të mbesin anonim.
Muçaj thekson se publikimi i këtyre shpërndrjeve është që të nxisin sa më tepër qytetarët të solidarizohen dhe të marrin shembull.

  • 1

    Radio