Benzina dhe Eurodieseli një cent më të lirë

Prej tvteuta09:46, 5 Dhjetor 2023

Nga sot të gjitha llojet e karburanteve në Mal të Zi janë më të lira për një cent, njoftoi Ministria e Energjisë dhe Minierave.

Super 98 do të zbresë në 1.54 euro për litër, si dhe super 95 që do të kushtojë 1.50 euro për litër për 14 ditët e ardhshme.

Nafta për ngrohje do të mbetet 1.44 euro dhe Eurodieseli do të kushtojë 1.47 euro.

Ndryshimet e fundit të çmimeve ishin më 21 nëntor, kur të gjitha llojet e karburanteve u liruan nga dy deri në shtatë cent.

Sipas përcaktimeve të Rregullores për mënyrën e përcaktimit të çmimeve maksimale me pakicë të derivateve të naftës, llogaritja e radhës duhet të bëhet më 18 dhjetor, ndërsa vlerat e mundshme të ndryshuara të derivateve të naftës do të jenë të vlefshme nga 19 dhjetori.

  • 1

    Radio