Benzina 12 centë më shtrenjtë, nafta 1 cent më lirë
Prej tvteuta09:23, 8 Nëntor 2022
Nga dita e sotme, çmimet e Eurosuper 95 dhe 98 janë 12 centë më të larta, ndërsa Eurodieseli është më i lirë për një cent, njoftoi Ministria e Investimeve Kapitale.
Çmimi i eurosuper 95 dhe 98 në dy javët e ardhshme do të jetë 1,46 euro dhe përkatësisht 1,5 euro, ndërsa Eurodizel 1.65 euro për litër.