Belgjika me fitore të madhe në Suedi
Prej tvteuta12:39, 25 Mars 2023

Me “hat-trickun” e shënuar nga Romelu Lukau, Belgjika ka marrë fitore të madhe në udhëtim te Suedia.
Belgjika të premten mbrëma fitoi me rezultatin 3:0 në ndeshjen e parë të Grupit F kualifikues për Evropianin 2024.
Sulmuesi i Interit shënoi në minutën e 35-të golin e parë.
Golin e dytë e realizoi në minutën e 49-të, sërish me asistim të Dodi Lukebakios.
Golit të tretë dhe të fundit iu gëzua në minutën e 83-të.