Bëhet shpërndarja e ashures
Prej tvteuta10:07, 31 Tetor 2016
Të shtunën ne xhematin e Ulqinit pranë xhamisë së detarëve në Ranë, Bashkia e Bursës nga Turqia beri shpërndarjen e ashures . Kryeimami Ali Bardhi per Televizionin Teuta tha se ashurja është një simbol i myslimaneve që në kohën e krijimit të vetë islamit. Kjo shpërndarje vjen për herë të parë e organizuar në mënyrë të tillë në komunën e Ulqinit me qëllim rikujtimin e kulturës dhe traditës së lashtë.
Ashurja është një festë kulturore e myslimanëve, të cilën ulqinakët e kanë përcjellur brez pas brezi me të afërmit e tyre. Shpërndarja është duke u bërë edhe në qytete të tjera të Malit të Zi si dhe në rajon.