BEHAR PALI , FITUES I GARAVE TË RECITUESVE TË RINJ
Prej tvteuta14 November 2016

Behar Pali, nxenës i klasës së V në SH.F “Bedri Elezaga”në Katërkollë, me vendim unanim nga jurija u zgjodh fituesi i garave “Garat e recituesve të rinj 2016 ” i cili recitoj poemën“Jam shqiptar e kosovar” nga Mitrush Kuteli.Fondacioni “Studenti” për të tretin vit me radhë organizoi Garat e recituesve të rinj në nivel të shkollave në gjuhën shqipe në Mal të Zi, ndërsa në nivel të shkollave në komunën e Ulqinit ato tashmë kanë një traditë prej njëmbëdhjetë vitesh. Përpos garës, zbulimit, afirmimit dhe mbështetjes së talenteve të reja, qëllimi i këtij aktiviteti është edhe njohja dhe rritja e bashkëpunimit ndërmjet nxënësve dhe mësimdhënësve të shkollave shqipe në Mal të Zi. 13 shkolla nga 16 sa janë gjithsejt në gjuhën shqipe në Mal të Zi, i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Fondacionit Studenti. Vlerësimi i recituesve u bë nga juria profesionale, në përbërje: Merita Smaja – aktore dhe regjisore nga Shkodra, Enisa Gjokaj – kryetare e organizatës Instituti për Zhvillimin e Kulturës – Tuz (Malësi), dhe Gjylie Pelingu – soprano nga Ulqini. Në kategorinë e shkollave fillore vendin e parë e mori Enola Balidemaj , nxënëse e SH.F “Xhafer Nikoçeviq” – Gucia, me poezinë e Ali Podrimjes “Emrin e ka dashuri”. Vendin e dytë e mori Esmerilda Lekperiq , nxënëse e e SH.F “Mahmut Lekiq” – Tuz, me poezinë ‘Thirrje në zgjim” nga Adnan Azari. Ndërsa vendin e tretë e mori Isra Kajoshaj , nxënëse e SH.F “29 Nëntori” – Dinoshë, me poezinë “Një natë pa gjumë” nga Migjeni. Në kategorinë e shkollave të mesme vendin e parë e mori Nejra Mujali ,nxënëse e Shkollës së Mesme “Vëllazërim – Bashkim” – Ulqin, me poezinë “Shigjeta” nga Xhevahir Spahiu. Vendin e dytë e mori Dorentina Dedushaj , nxënëse e Shkollës së Mesme të Përzier “Beqo Bashiq” –Plave, me poezinë “Popullit tim” nga Esad Mekuli. Ndërsa vendin e tretë e morën nxënesit e gjimnazit privat Drita. Fituesit u shpërblyen me çmime në të holla dhe diploma.