Aktuale Më shumë

Beçiq: Zgjedhjet nuk ishin as të lira as të drejta

Prej tvteuta16:14, 20 Tetor 2016

Kryetari i Demokratëve të Malit të Zi, të cilin ishin surpriza më e këndshme e zgjedhjeve, Aleksa Beçiq, tha se zgjedhjet e 16 tetorit nuk mund të karakterizohen as të lira e as të drejta. Këto konstatime ai i bëri gjatë takimit me drejtoreshën e Delegacionit Evropian për Evropën perendimore , Ballkanin perendimor dhe Turqinë, Angelina Ajhorst. Në takim mori pjesë edhe shefi i Delegacionit Evropian në Mal të Zi Aivo Orav.

Beçiq tha se procesi zgjedhor që është pas nesh, dhe rrjedha e ditës së zgjedhjeve, kanë konfirmuar se  karakteri antidemokratik i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) nuk ka kufij. Beçiq shprehu habinë që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve pohon se zgjedhjet janë kryer pa vështirësi dhe në përputhje me ligjin, ndërsa në anën tjetër Prokuroria njofton se ka përpjekje të sulmeve terroriste nga organizata në territorin e Malit të Zi. Si mund të mbahen në të njëjtën kohë zgjedhje të lira dhe të kryhen përpjekje për grusht shteti . Partia Demokratike e Socialistëve i takon së kaluarës dhe me qeverisjen e saj Mali i Zi mund të shkojë vetëm drejt grwminës ekonomike, tha në mes tjerash Beçiq.

  • 1

    Radio