Aktuale Më shumë

Beçiq: “Nuk kam problem të flas dhe të respektoj vullnetin e 30 gushtit”

Prej tvteuta09:27, 22 Gusht 2022

Kreu i demokratëve, Aleksa Beçiq, ka thënë se është i gatshëm të bisedojë me liderët e partive që kanë formuar shumicën pas zgjedhjeve parlamentare të 30 gushtit 2020.

Beçiq, për TV Vijesti, ka theksuar se nuk ka pasur marrëveshje mes PDS-së dhe demokratëve para votimit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Dritan Abazoviqit.

“Hera e fundit që e kam dëgjuar dhe parë Gjukanoviqin ka qenë në seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare vitin e kaluar, në të cilën kam marrë pjesë si kryetar i Kuvendit. Marrëveshja e vetme që dëshmuam në muajt e kaluar ishte marrëveshja mes Gjukanoviqit, Abazoviqit dhe Jokoviqit”, tha Beçiq.

Ai përsëriti qëndrimin e demokratëve se nuk do të bëjnë asnjë koalicion me PDS-në.

  • 1

    Radio