Beçanoviq qëndron pas fjalorit: Nuk do të propozoj tërheqjen e tij

Prej tvteuta16:18, 3 Qershor 2016

Tatjana Beçanoviq anëtarja e Këshillit Qëndror të Lëvizjes qytetare URA, deklaroj dje për radion Evropa e lirë se Fjalori i Akademisë së shkencave malazeze është ngjarja më e rëndësishme në Mal të Zi, dhe se ajo qëndron pas tij edhe profesionalisht dhe shkencërisht. Ajo tha se tërheqjen e fjalorit duhet ta propozojë Këshilli i përpunimit të fjalorit, dhe asaj si kryetare e këtij këshilli as nuk i bie në mend të bëjë diçka të tillë, duke e quajtur këtë vetëm aferë të inskenuar nga PDS dhe partitë e pakicave.

Tërheqjen e fjalorit e ka kërkuar edhe deputeti i Partisë Boshnjake Suljo Mustafiq, i cili poashtu për Evropën e Lirë e quajti skandaloz përdorimin e termave të tillë fyes ndaj shqiptarëve dhe fesë islame.

Edhe Lëvizja malazeze (Crnogorki Pokret), ka kërkuar tërheqjen e fjalorit duke e konsideruar atë si skandaloz dhe të turpshëm për Malin e Zi.

  • 1

    Radio