Politikë Më shumë

Beçanoviq: Nuk do të kërkojmë falje për Fjalor

Prej tvteuta18:54, 31 Korrik 2016

Këshilli për përpilimin  e fjalorit të gjuhës malazeze nuk ka ndërmend ta tërheqë atë e as nuk do të kërkoj falje askujt, ka thënë për Radion e  Malit të Zi kryetarja këtij këshilli  Tatjana Bečanović. Duke komentuar mbi rezolutën e propozuar nga deputetet shqiptare e cila u miratua nga parlamenti, Bečanović tha se kjo është një e akt i pashembullt i dhunës politike kundër shkencës. Sipas saj, shembujt e publikuara në Fjalor janë marrë nga artikujt e botuar në Mal të Zi dhe nuk ka pasur asnjë qëllim të keq. Ajo shtoi se në emër të Këshillit nuk do të propozojë tërheqjen e Fjalorit, e as do të kërkojë falje, duke deklaruar se për hapat e mëtejshëm të Akademisë duhet pyetur  kryetari i këtij  institucioni.

  • 1

    Radio