Bayerni, Barcelona e Interi në një grup

Prej tvteuta20:09, 25 Gusht 2022

Njëri prej gjigantëve të futbollit evropian, Bayerni, Barcelona apo Interi, do të ndalet në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve të këtij sezoni. Të tri këto skuadra, janë pjesë e Grupit C pas tërheqjes së shortit të Championsit, të enjten në Stamboll.

Në fakt, ky edhe është grupi më i fortë prej të gjitha grupeve tjera të Ligës së Kampionëve. Po ashtu, pjesë e këtij grupi është edhe skuadra e Plzenit, që qysh tash vlerësohet autsajdere. Bayerni dhe Barcelona ishin edhe sezonin e shkuar në fazën e grupeve, me ekipin gjerman që i fitoi dy ndeshjet ndërsa spanjollët u eliminuan.

Këtë edicion, e veçanta e këtij dueli do të jetë përballja e sulmuesit Robert Leëandoëski ndaj Bayernit, ekip prej të cilit u largua këtë verë për t’iu bashkua Barcelonës. Grup tjetër i vështirë, është edhe Grupi H, të cilin e përbëjnë Paris Saint-Germaini, Juventusi, Benfica dhe Maccabi Haifa.

Kampioni në fuqi i Evropës, Real Madridi konsiderohet favorit në Grupin F, të cilin e përbëjnë edhe Leipzigu, Shakhtari e Celticu.

Grupi E përbëhet nga Milani, Chelsea, Salzburgu e Dinamo e Zagrebit. Ndërkohë, pjesë e Grupit B janë Atletico Madridi, Porto, Leverkuseni e Club Brugge

  • 1

    Radio