Kulturë Më shumë

BASRI ÇAPRIQI – LAUREAT I ÇMIMIT LETRAR “NAIM FRASHËRI”

Prej tvteuta13:10, 24 Shtator 2015

Fitues i çmimit të madh “Naim Frashëri” i Edicionit XIX të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” është poeti I njohur shqiptar, Basri Çapriqi. Ky është vendim i Jurisë së Festivalit i përbërë nga poeti dhe studjuesi Salajdin Salihu poetët Ndue Ukaj dhe Haxhi Shabani.E ndersa Festivali Ndërkombëtar i Poezisë “Ditët e Naimit” do të mbahet prej 15 – 18 tetor 2015, në qytetin e Tetovës. Kjo u bë e ditur në një Konferencë shtypi të mbajtur më 22 shtator në Qendrën Kulturore në Tetovë, nga drejtori i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”, Shaip Emërllahu dhe kryetari i Jurisë së Festivalit, Salajdin Salihu Çmimi i madh letrar “Naim Frashëri”, jepet me motivacionin “Për vlera të larta artistike” poetëve nga mbarë bota. Këtë çmim më herët e kanë marrë emra të njohur të letërsisë shqiptare dhe asaj të huaj, si: Ismail Kadare (Shqipëri), Desmond Egan , Ali Podrimja Fatos Arapi.

  • 1

    Radio