Basketbollistët e Ulqinit humbin derbin me Mornarin
Prej tvteuta7 December 2015
Në ndeshjen e së shtunës mbrëma kundër Mornarit të Tivarit, basketbollistët e Ulqinit humbën thellë me rezultatin 90-52. Përveç rezultatit tejet negativ, vëmendjen e mediave e tërhoqi presidenti i klubit të Ulqinit Zoran Piperoviq i cili gjatë gjithë kohës tymoste puro në sallën e mbyllur, edhe pse kjo është rreptësisht e ndaluar. Asnjë zyrtarë i ndeshjes për këtë nuk ia tërhoqi vërejtjen. foto: www.cdm.me