Rajoni/Bota

Rajoni/Bota Më shumë

Bashkimi Europian dërgon 2 miliardë euro në Ukrainë

Prej tvteuta18 October 2022

Ukraina mori sot 2 miliardë euro fonde mbështetëse nga Bashkimi Europian. Ky është kësti i parë i një pakete prej 5 miliardë eurosh. Dhurimi u bë për shkak të vazhdimit të luftës me Rusinë, e cila shpërtheu në shkurt të këtij viti. Sulmet e rifilluara nisën në objektet e furnizimit me energji në qytetet kryesore të Ukrainës në fillim të tetorit. Presidenti ukrainas, Voldymyr Zelenskyy tha se 30% e termocentralit është rrëzuar. Sky News shkruan se kryeministri ukrainas Denys Shmyhal e përshëndeti mbështetjen e dorëzuar Kievit nga Bashkimi Evropian pasditen e sotme. “Burimet shtesë financiare do të ndihmojnë në mbulimin e shpenzimeve urgjente buxhetore, veçanërisht për sferën sociale dhe humanitare”, u shpreh Shmyhal.