Bashkësia Islame: U mbajt tribuna në hotelin “Mediteran”
Prej tvteuta5 March 2016

Mbrëmë në hotelin “Mediteran” Bashkësia Islame e Malit të Zi organizoi tribunë me temën “Bashkësia islame në Mal të Zi-e kaluara, e tashmje, dhe planet për të ardhmen”. Në tribunë foli reisi i kësaj bashkësie Rifat efendi Fejziq, i cili paralajmëroi ndërtimin e xhamisë në Pinjesh, përfundimin e medresesë së vajzave, rinovimin e hamamit, si dhe disa xhamive të tjera projektet e të cilave pritet të përfundohen së shpejti. Në tribunë ishin të pranishëm një numër i madh përfaqsuesish nga institucionet publike dhe mjaft qytetarë të Ulqinit.