Sociale

Aktuale Më shumë

BASHKESIA ISLAME ORGANIZON TURNE NE FUDBOLL

Prej tvteuta18 March 2016

Bashkësia islame e Ulqinit për herë të parë organizon turneun në futboll të vogël i cili do të zgjasë rreth 1 muaj. Qëllimi kryesor i këtij turneu është që në mes të sportit rinia të jetë më afër fesë islame, por edhe kontakti i tyre me xhemat nga xhamijat e komunës së Ulqinit, kështu deklaroi për TV Teuta përfaqësuesi i Baskësisë islame Median Shaptafi. Ndërkaq, Safet Kaleziq koordinatori i turneut për teleshikuesit tonë spjegoi se nga data 19 mars çdo vikend do të jetë i rezervuar për ndeshje korrekte mes xhamiave pjesëmarrëse. Organizarorët shprehen të kënaqur me aktivitetet e deritashme të ecurisë së  turneut, duke besuar se gjithçka do të përfundojë me sukses.