Barcelona tregohet bindëse ndaj Sevillas, e mposht thellë
Prej tvteuta4 September 2022
Barcelona ka shënuar fitore të madhe në udhëtim te Sevilla të shtunën mbrëma. Skuadra katalanase triumfoi me rezultat bindës 3:0 në “Ramon Sanchez Pizjuan”.
Fati i ndeshjes u vulos në 50 minutat e para.
Raphinha (21’) hapi serinë e golave për Barçën. Ky ishte goli i parë i tij me fanellën blaugranase.
Robert Lewandowski (36’) dhe Eric Garcia (50’) ishin golashënuesit e tjerë.
Barcelona pas katër ndeshjeve tubon dhjetë pikë në vendin e dytë. Sevilla ka vetëm një pikë.