Sporti Më shumë

Barcelona fiton edhe kupën e Spanjës

Prej tvteuta18:37, 23 Maj 2016

Në Spanjë, Barcelona  arriti të fitojë kupën e Spanjës, në një ndeshje finale me Seviljen.Koha e rregullt përfundoi me rezultatin 0-0, dhe ekipet shkuan në kohën shtesë, edhe pse katalanasit ishin me nje lojtar më pak, pas ndëshkimit me karton të kuq të qendërmbrojtësit Maskeranio.Por në shtesë gjyqtari ndëshkon edhe Seviljen me karton të kuq dhe kështu vendoset ekuilibri numerik në fushë.Kampionët në fuqi arritën të zhbollokonin fushen  me Xhordi Alben në minuten e 96 -të dhe në fund të shtesës së dytë, dyfishuan me nje gol të brazilianit Nejmar pas një asisti të shkëlqyer  nga Messi.Kështu Barça arrin të bëjë dopjetën pas fitimit të titullit, ndërkohë Sevilja mbeti vetëm fituese e Europa League.

  • 1

    Radio