Sporti

Sporti Më shumë

Barcelona do të vendos ‘bufin’ në fanellë ndaj Real Madridit, kjo është arsyeja

Prej tvteuta14 October 2022

Barcelona këtë fundjavë, në ballafaqimin ndaj Real Madridit, do të paraqiten me një fanellë të veçantë. Kjo me rast të Drake, i cili u bë artisti i parë që arrin 50 miliardë klikime në Spotify. Kjo vjen si pjesë e partneritetit të vazhdueshëm të klubit me platformën Spotify, e cila u njoftua në mars të këtij viti, transmeton Klankosova.tv. Gjatë ndeshjes, e cila do të zhvillohet këtë të diele në stadiumin “Santiago Bernabéu” në Madrid, skuadra e Barcelonës do të veshë një fanellë speciale me logon e bufit të markës së Drake, OVO Sound. Vetë Drake e ka paralajmëruar bashkëpunimin në faqen e tij në Instagram, duke ndarë një foto të fanellës për ndjekësit e tij. “Kjo nuk ndihet si e vërtetë, por është,” shkroi ai. https://www.instagram.com/p/CjrqJP0u8j7/?utm_source=ig_embed&ig_rid=69757b79-0bac-4de1-b747-16a929770323