Sociale

Sociale Më shumë

Banorët e Shtojit : Do të mbajmë protesta nëse nuk marrim përgjigje deri të hënën

Prej tvteuta18 November 2016

Banorët e Shtojit vazhdojnë të jetojnë me problematikën e theksuar të mos furnizimit të rregullt me energji elektrike. Për këtë arsy kanë filluar mbledhjen e nënshkrimeve për peticion, si dhe kanë paralajmëruar padi ndaj Elektroekonomisë së Malit të Zi .Sekretari i Bashkësise Lokale të Shtojit Anton Ivanoviq për Televizionin Teuta tha se shtojakët kanë jetuar me këtë problem vite me rradhë, por në periudhën e fundit ky problem ka arritur kulmin. Përfaqësuesit e kësaj Bashkësie Lokale kanë ndërmarrë edhe hapat e parë duke i dërguar shkresë drejtorit të sektorit  4  Sasha Milovanoviq, por deri tani nuk kanë fituar asnjë përgjegje, deklaron për Televizionin Teuta sekretari i Bashkësisë lokale të Shtojit Anton Ivanoviq. Nëse deri të hënën nuk kemi përgjigje , ne do të vazhdojmë me protestë tha Ivanoviq. Sekretari Ivanoviq tha se presim një përkrahje dhe reagim  edhe nga ana e organeve Komunale. Ivanoviq shtoj se investimet kapitale të cilat përmenden nga udhëheqësit në Komunën e Ulqinit në rrjetin energjetik, nuk po i vërejmë në zonen e Shtojit. Ne nuk jemi pro protestave tha Ivanoviq, do të vazhdojmë me mënyrën e shkruar dhe të trokasim në çdo derë, por nëse vazhdojmë të mos marrim pergjigje, ne si  banorë të shtojit nuk na mbetet rrugë tjetër. Mos furnizimi i rregullt me energji elektrike është duke shkaktuar edhe dëme të mëdha në paisjet shtëpiake elektronike. Sekretari i Bashkësisë Lokale të Shtojit tha se kulmi ka arritur deri aty që për 10 ditë me rradhë në 24 orë të ditës të kenë energji vetëm 2 deri ne 3 orë. Pagesat mujore duhet të  jenë të rregullta, e për ironi duhet të paguash errësirën në vend të dritës.