Sociale Më shumë

Banorët e Goranës kundër projektit të gurores

Prej tvteuta20:45, 18 Dhjetor 2020

Në Fshatin Goranë e Madhe, i cili është pjesë e komunës së Tivarit,  planifikohet hapja e një guroreje. Banorët e këtij fshati mësuan për këtë projekt vetëm në momentin kur u kontaktuan nga investitori që të shesin tokat e veta. Reagimi i tyre ka qënë i menjëhershëm ndërsa nga organet komunale nuk e pranuan që ishin në dijeni të këtij projekti, kështu u shpreh për Televizionin Teuta Edina Osmanoviq, banore e kësaj zone.

Paradoksi më i madhë është se akoma sot në shekullin 21 Gorana e Madhe nuk ka furnizim me ujë të pishëm deri sa nga ana tjetër flitet për hapje të gurores.Kjo gurore për shumë arsye nuk duhej planifikuar këtu, por në një vend tjetër, pa rrezikuar me ndotjen e sajë jetesën e banorëve duke qënë se shtëpija e parë nga vendi ku është planifikuar gurorja nuk ka as 150 metra largësi, shpehet Osmanoviq.

Ky është një moment që të gjithë banorët e komunës së Ulqinit dhe të Tivarit duhet të ngrisin zërin së bashku për të ndaluar një projekt i cili do të sillte vetëm dëm.

Deri tani, thotë Osmanoviq, vetëm dy parti politike kanë ofruar mbështetjen e tyre për këtë problem që shqetëson banorët e Goranës.

Ndërrmarrja “Trojan” nga Tivari është e vetmja e cila ka aplikuar për tenderin e hapjes së gurores në fshatin Gorana e Madhe , dhe kontrata për koncesion duhet të zgjasë 30 vite. Banorët thonë se nuk do të heqin dorë nga kundërshtimi i tyre për mos hapjen e kësaj guroreje e cila rrezikon bujqësin, ekosisitemin dhe në fund edhe vetë ekzistencën e tyre.

  • 1

    Radio