Sociale Më shumë

“Banka e ushqimit” bën shpërndarjen e dhuratave të fundvitit

Prej tvteuta11:16, 17 Dhjetor 2015

“Banka e ushqimit” ditë e diele në Podgoricë bëri shpërndarje të dhuratave për fëmijët me pengesa në zhvillim. Edhe për këtë vit nuk mungoj ftesa për Shoqatën e prondërve dhe fëmijëve  dhe të rinjëve me pengesa në zhvillim “E drejta për jetë” nga Komuna e Ulqinit.

Kryetari i kësak shoqate Rizo Dervishaga tha për Televizionin Teuta se dhuratat me temë të festave të fundvitit janë dhuratat të cilat ndikuan që këta fëmijë të aktivizohen më shumë. Ai shtoi se donacion tjetër erdhi edhe nga firma “Cakan sport” e cila dhuroi 25 palë këpucë dimërore për fëmijët. Mirpo Dervishaga tha se fatkeqësisht mungon mbështetja primare, ajo e Komunës së Ulqinit. Në shoqatën “E drejta për jetë” kryetari Dervishaga tha se janë regjistruar 15 fëmijë nga mosha 3 deri 16 vjeç. Mangësi kryesore për këta fëmijë është nxemja adekuate.

  • 1

    Radio