Banka Botërore: Rritja ekonomike e Shqipërisë 3.2%

Prej tvteuta09:15, 25 Tetor 2022

Lufta që po zhvillohet në Ukrainë dhe pasojat e saj në rritjen e shpejtë të çmimeve të energjisë dhe ngadalësimin e rritjes së ekonomisë botërore ka gjasa të kufizojnë ritmet e rritjes ekonomike të Shqipërisë, sipas raportit të fundit të publikuar nga Banka Botërore ditën e djeshme.

Pas rritjes së fuqishme të prodhimit të brendshëm bruto në vitin 2021, rritja ekonomike e vendit parashikohet të ngadalësohet në 3.2 për qind në vitin 2022, thuhet në Raportin e fundit të Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor. Ekonomia e Shqipërisë u rrit me 6 për qind në tremujorin e parë të vitit 2022, e nxitur nga konsumi privat, eksportet dhe investimet.

Tregu i punës shënoi përmirësim dhe papunësia ra në 11.3 për qind.

  • 1

    Radio