Aktuale Më shumë

Ballkani i Hapur”, Rama: Falë nismës u arrit zgjidhja Kosovë-Serbi 

Prej tvteuta12:23, 3 Shtator 2022

Në Samitin  e “Ballkanit të Hapur”, Kryeministri Edi Rama pasi falenderoi të gjithë pjesmarrësit, u ndalën  te arritja e marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës për letërnjoftimet.
Kryeministri deklaroi se kjo marrëveshje mes dy vendeve, u bë e mundur falë Ballkanit të Hapur.
“Dje ne mund të mos ishim fare këtu. Mediat mund të ishin të mbushura me lajme shqetësuese për atë që ndodh mes kufirit serb dhe Kosovës. Dita e djeshme tregoi qartë zgjedhjen e Ballkanit të Hapur. E them me krenari se zgjidhja e lëvizjes me karta ID është zgjidhje e Ballkanit të Hapur. Dua ti shpreh respektin tim president serb që duke e materializuar këtë zgjidhje ka dhënë një sinjal shumë të qartë për të gjithë se zgjedhja e parë sështë paqja, është zgjidhja për njerëzit. Natyrisht që kjo nuk zgjidh të gjitha ato që mbesin për tu zgjidhur, por kjo është rruga”, tha Rama ne diten e dytë të Open Ballkan.
Më tej kryeministri bëri me dije se një kryeministër nga një vend i BE i kërkoi që të ftohej në Ballkanin e Hapur. Sipas Ramës, ky është një sinjal që po afron dita që Ballani i Hapur të ftojnë vende që iu përkisnin hapësirave ku prej vitesh Shqipëria priste të ftohej. Sipas tij, Ballkani i Hapur është për Europën, po aq sa Europë është për Ballkanin e Hapur, theksoi pos tjerash krzeministri I Shqipërisë Edi Rama.

  • 1

    Radio