Aktuale Më shumë

Bajraktari: Sezoni relativisht i suksesshëm. Na presin disa investime të rëndësishme

Prej tvteuta18:28, 8 Shtator 2022

Sezoni në Ulqin ishte relativisht i suksesshëm, për shkak të rrethanave në nivel rajonal dhe evropian por numri i vizitorëve ishte i madh tha Kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari, për Televizionin Teuta. Ndonëse frekuentimi në Ulqin ishte në nivel të lartë, ai vlerësoi se mbledhja e taksës së banimit, si në vitet e kaluara, nuk pasqyron nivelin e vërtetë të sezonit.

“Mendoj se ulqinakët kanë arsye të jenë të kënaqur me sezonin turistik të këtij viti, krahasuar me qytetet e tjera bregdetare ku sezoni nuk ishte në nivel. Nga ana tjetër, ju e dini që administrata e re është formuar në fillimi i qershorit dhe nuk kishte kohë për të përgatitur sezonin, konkretisht e kam fjalën për disa kompani si “Veprimtaritë Komunale”, të cilat nuk ishin në lartësinë e detyrës gjatë sezonit, por pas ndryshimit të drejtorit pati përmirsime që vërejtën edhe nga qytetarët. Të njëjtin rast kemi pasur edhe me Policinë Komunale, ka pasur shumë ankesa nga qytetarët për zhurmën dhe pastërtinë, për probleme të përsëritura komunale, por mendoj se në pjesën e dytë të sezonit, u bë një hap përpara. “, tha Bajraktari.

Në periudhën e në vijim në Ulqin planifikohen disa investime të rëndsësishme, si  asfaltimi i Bulevardit Teuta, ndërtimi i një hoteli me pesë yje në Plazhin e Madh dhe hotelit në vendin e ishte hoteli Galeb. Po ashtu priten investime në infrastrukturën e ujësjellësit si dhe përfundimi i punimeve të asfaltimit të rrugëve pas përfundimit të projektit për ndërtimin e kanalizimti në pesë lagjet e qytetit.

“Janë një numër i madh projektesh, në muajin e parë kemi nënshkruar kontratën për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit që është një investim rreth 20 milionë euro. Përgatitjet përfundimtare procedurale për projektin e kanalizimit janë duke përfunduar dhe nëse gjithçka shkon siç duhet, investimi mund të përmbyllet këtë vit dhe të fillojmë testimin vitin e ardhshëm, për të marrë lejen e përdorimit. Fatkeqësisht, për shkak të problemeve teknike me faqet e Qeverisë, nuk mundëm të publikojmë tenderin për asfaltimin e Bulevardit Teuta, sepse edhe publikimi i tenderit kërkon atë segment, por shpresoj që të përfundojë gjatë javës së ardhshme.”, tha ndër të tjera Bajraktari.

Sipas tij, qëllimi i vetëqeverisjes lokale në periudhën e ardhshme është vazhdimi i disa projekteve të iniciuara më parë, por edhe rritja e të ardhurave të komunës.

 

  • 1

    Radio