Aktuale Më shumë

Bajraktari me bashkëpunëtorët dhe drejtuesit e Otrant Olympikut në Shtëpinë e Futbollit: Ulqini së shpejti do të ketë stadium modern futbolli

Prej tvteuta15:26, 17 Gusht 2022

Kryetari i Komunes Omer Bajraktari me bashkepuntor dhe perfaqesues te klubit Otrant Olympic u prit sot ne takim nga presidenti i Federates se Malit te Zi Dejan Saviqeviq dhe sekretari Miomir Gjurgjevac.

Komuna prezantoi prane Federates se Futbollit ne Mal te Zi per ndertimin e stadiumit per futboll te madh me ndihmes terene dhe infrastukturen percjellese , ku jane te parapare mbi 25 mije m2 prone e Komunes.

Komuna shume shpejt do te hap thirjen publike per projektin ideor dhe projektin kryesor ne baze te detyres projektuese per te cilen kemi ra dakort ne Federate me te gjithe parametrat dhe standartet e UEFA-së.

Presidenti i Federates siguroi kryetarin e komunes dhe udheheqsin e klubit se Federata do te jete aktive dhe nuk do te zvarris ne asnje moment financimin e ketij projekti dhe se mjetet jane me vite gati. Poashtu e gezoj fakti qe e para here nje delegacion nga komuna Ulqinit erdhi me nje propozim konkret te lokacionit.

Menjihere pas perfundimit te projektit kryesor do te nenshkruhet protokolli per financimin e ketij projekti qe Ulqinin të kthehet ne nje qender sportive jo vetem kombetare por edhe nderkombetare.

Nje projekt tjeter qe u perkrah eshte financimi i tribinave aktuale dhe sistemin e ujit ne stadiumin Olimpik ne Plazh te Madh.

  • 1

    Radio