Bajraktari: Çështja e investimeve parazgjedhore duhet të hetohet

Prej tvteuta13:20, 13 Tetor 2022

Omer Bajraktari morri fjalën në mbledhjen e parë të seancës së dytë të rregullt ku filloi me përgjigjen e pytjes së bërë nga drejtori i NP ” Të Mirat Detare”.
Për situatën e investimeve parazgjedhore ai tha se kjo çështje është e sqaruar tashmë.
Investimet janë bërë në shuma të mëdha tha ai dhe janë bërë me një procedurë të pa njohur.
Ai tha se kjo çështje kërkon hetime nga organe të tjera.
Investimet tha se janë paguar nga Komuna e Ulqinit dhe këto investime shkuan në shifren 600 mijë euro vetëm për asfaltimin e rrugës, ndërsa për ndriçimin e rrugës Ulqin-Shtoj, investim i cili u bë dy vite më parë ai tha se është nënshkruar dy ditë para ardhjes së tyre në pushtet dhe se janë në procesin e pagesës.
Ai tha se çështja e investimeve parazgjedhore duhet të hetohet për të gjithë

  • 1

    Radio